Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Bulqizë, ku një 29-vjeçar i identifikuar si Gëzim Duriçi është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke tentuar që të vrasë veten, por fatmirësisht ka shpëtuar.
Ngjarja ka ndodhur në ‘Lagjen e Re’ të qytetit të Bulqizës.
Sipas mjekëve 29-vjeçari kishte fraktura të rënda në trup gjë e cila i ka detyruar mjekët e spitalit ta nisin drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
Ndërkohë policia e Bulqizës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje