Muzika antike apo siç njihet ndryshe muzika baroke kthehet në Tiranë nga instrumentistë shqiptarë dhe italianë në edicionin e 8-të të festivalit ‘Vox Baroque’, më datë 9 Korrik, ora 19:00, tek Tarraca e Pallatit te Kulturës.
Tingujt e muzikës elitare do të sjellin një mbrëmje te veçantë. Edhe pse jo shumë i njohur ky zhanër muzikor është luajtur herët edhe ne vendin tonë, ndërsa për artistin Jusuf Beshiri qe prej vitesh përpiqet të sjellë repertorin barok duket se interesi i publikut po rritet e po ashtu edhe instrumentistët e konsiderojnë ketë një itinerar muzikor dhe turistik te veçantë.
/Burimi Tiranaxxl/