Një incident ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ku y turistë janë konfliktuar me njëri tjetrin. Ky konflikt ka nisur pas një aksidenti, ku makinat e përfshira u përkisnin dy personave në fjalë.
Mësohet se ata janë rrahur me sende të forta duke pësuar të dy dëmtime të rënda. Si pasojë e plagëve të marra ata janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.07.2021, rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerve.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.