Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, tek kthesa e rastës. Një kamionçinë ka përplasur një fëmijë rreth 12-vjeç.
I mituri është transportuar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.