SPAK përgjoi dhe arrestoi 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, zbulon rolet e tyre!

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka arrestuar ditën e sotme 9 zyrtarë e ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë së viti 2020. Arrest me burg u vendos për Edlira Naqellarin, Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin, ndërsa Anisa Bogdanin është lënë në arrest shtëpie.

Po cilat ishin rolet e tyre?  Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani janë anëtarët e njësisë së prokurimit. Ndërsa Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj janë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave:

Akuzat nga SPAK për të arrestuarit

1. Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrengues “arrest në burg. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Edlira Naqellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazise se pjesemarrësve ne tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

2.Caktimin e mases se siguriera personal me karakter shtrengues arrest në burg parashikuar nga neni 238 Pr. Penale, ndaj personit se hetim Flutura Cekrezi, e dyshuar për kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë se pjesmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim parashikuar nga neni 258, 25 Kodit Penal,

3.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

4. Caktimin e masës se sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

5. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Kleivis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

6.Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. Parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

7. Caktimin e mases se sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

8. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest ne burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

9. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”. parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj personit nën hetim Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. bashkëpunim, parashikuar nga neni i Kodit Penal.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *