Skocezët: Mançini, na shpëto ti, nuk mund të durojmë edhe 55 vjet të tjera anglezët!

E përditshmja skoceze “The National” ka vendosur në pamje të faqes së pare trajnerin e Kombëtares italiane, Roberto Mançini me fytyrën e lyer me bojë si tek filmi “Braveheart” e cila ka qenë dhe fituese e Çmimit “Oscar” shumë vite më parë.

Gazeta e njohur skoceze ka ironizuar Anglinë për betejën e shumtë për luftën drejt pavarësisë me figurën e kryengritësit rebel, Ulliam Uollas i cili ngriti një bejetë të madhe kundër Anglisë me synimin për të shpallur pavarësinë e Skocisë në fund viteve 1200 dhe fillim vitit 1300.

Një shkrim sa nacionalist dhe politik ky i gazetës së pavarësisë së Skocisë, që dëshirojnë triumfin e të kaltërve saqë në faqen e saj të parë me titullin: “Mançini, na shpëto, je e vetmja shpresë e jona”.

Mancini

Reagimi i mediave italiane

Ndërsa Britania e Madhe ha veten gjallë duke u përpjekur të vendosë nëse shfaqja e Kombëtares e Roberto Mancini në faqen e parë është gazmore apo armiqësore, Italia është e bashkuar dhe  mendojnë se është “esilarante”, që do të thotë gazmore, qesharake apo entuziazmuese. Gazeta më e madhe e kombit, La Gazzetta dello Sport, ka vendosur imazhin e Mancini si Braveheart në krye të blogut të tyre të Europianit.

Vanity Fair  shkruan: “Finalja e Euros, natyrisht, është vetëm një dëshmi tjetër e një beteje që Skocia ka zhvilluar për shekuj me radhë për t’u përpjekur të shkëputet nga autoriteti anglez dhe të jetojë e pavarur: një nevojë e parë tashmë gjatë Brexit dhe e cila vazhdon edhe sot, duke u shtrirë në të gjitha format. ”

Corriere dello Sport  raporton: “Titulli i imazhit është edhe më gazmor dhe shpjegon pse në Skoci do të bëjnë tifo për ekipin tonë kombëtar në finalen kundër anglezëve: ‘Ne nuk mundemi të durojmë edhe 55 vjet të tjera duke u mburrur “.

Sky TG24  e quan faqen e parë: “Një qëndrim ironik dhe i qartë”.

Finalja e madhe e EURO 2020, Itali-Angli do të luhet nesër në orën 21:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës, ku priten të jenë reth 50 mijë tifozë vendas dhe 10 mijë italianë, 9 mijë nga të cilët që janë rezidentë na Britani.

/Burimi: The National/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *