VIDEO/ Sulm me thikë në një qendër tregtare të Parisit, plagosen rëndë 2 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare në afërsi të Parisit. Mediat e huaja shkruajnë, se një person, ka plagosur me thikë dy të tjerë. Raportohet se autori i sulmit është arrestuar, ndërsa motivet që e dërguan të kryente plagosjen ende nuk dihet.

Sipas dëshmitarëve, personi arrestuar i goditi me thikë dy personat e tjerë, në gjoks.

Të dy viktimat, ndodhen në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për të neutralizuar autorin, kanë ndërhyrë dy oficerë policie, të cilët në ato momente kanë qenë jashtë shërbimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *