Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Shënvlash të Durrësit. Sipas njoftimit të policisë shtetasi L.K. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin N. Ç., pas një konflikti të çastit.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia, po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.