FIER- Një aksident në mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë përfundoi me vetëm 1 të lënduar. Një mjet, me 4 anëtar të një familje ku 2 mes tyre ishin fëmijë, doli nga rruga për shkak të përgjumjes së kryefamiljarit pasi ktheheshin nga Greqia.
Drejtuesi i mjetit është i vetmi që ka mbetur i plagosur nga aksidenti, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes kanë marrë dëmtime të lehta.
“Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga”, ka njoftuar policia e Fierit.
/Priza.al/