Arrestohet 30-vjeçari, qarkullonte me armë zjarri në plazhin e Jalës

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri me vete në plazhin e Jalës. Të arrestuarit Martin Koxha i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

“Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë identifikuar, kapur  dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.   Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës të shtetasit M. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *