Tiranë/ SPAK ditën e sotme ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Paul (Agustin) Dedën dhe Hekuran Markun të cilët janë dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. SPAK ka ngritur kundrejt tyre akuzen e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar Interpolit 2 e Paul (Agustin) Dedën dhe Hekuran Markun, veprimtaria e të cilëve u zbulua në sajë të operacionit “Shpirti”. Sipas SPAK ata kanë trafikuar tonelata drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Marku dhe Deda janë larguar disa vite më parë në Spanjë, ndërkohë që sistemi TIMS ka treguar se ky është destinacioni i fundit i tyre.
Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?
Dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë kanë rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, dhe SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Nga mega-opreacioni u lëshuan 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.
/Priza.al/