19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë bashkë me nënën dhe vëllain dhe motrën pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë ka ndërruar jetë. E reja ndërroi jetë në një spital në Itali teksa u dërgua atje për mjekim të specializuar bashkë me nënën, motrën 15 vjeçe dhe vëllain 12 vjeç.
Nëna e saj, Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë vijojnë që të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu mësohet edhe detaji tragjik në lidhje me 19-vjeçaren, e cila në muajin gusht të këtij viti kishte caktuar dasmën, por fatkeqësisht ëndrra e saj u ndërpre në mes.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut. Hoteli 3 katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit tek një bombol gazi kampingu 3-5 kg.
/Priza.al/