Gjobiten me nga 1 milionë lekë 4 pronarë lokalesh për thyerje të orës policore në Durrës Lezhë dhe Himarë

Ora policore mbetet deri në orën 24:00 si pasojë e masave anti-Covid, por disa subjekte nuk e zbatojnë këtë rregull të Komiteti Teknik i Ekspertëve. Policia ka gjobitur 4 pronarë subjektesh  me nga 1 milionë lekë, 2 në Durrës, 1 në Himarë dhe 1 në Lezhë për shkak se thyen orën policore.

Në Durrës janë gjobitur me 1 milionë lekë Bejkim Toro, 30 vjeç dhe Majk Kulla 23 vjeç pasi janë kapur duke ushtruar aktivitetin me muzikë në kundërshtim me protokollet anti-Covid.

Për të njëjtën arsye është gjobitur edhe shtetasi Viktor Jushi në Lezhë.

Aksioni i Policisë për evidentimin e subjekteve që thyjenë rregullat e vendosura është shtrirë dhe në Himarë. Pronari i një subjekti në Drimadhes, Klevis Ullorsa është gjobitur me 1 milionë lekë.

Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës e Lezhë apelojnë për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *