Një 39-vjeçar nga Struga është arrestuar sot në pikën kufitare të Qafë-Thanës, pasi ishte në kërkim nga autoritetet braziliane.
Bëhet me dije se ai akuzohej për trafikim droge. Tashmë Interpol do të vijojë procedurën për ekstradimin e tij drejt Brazilit.
NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Brazilit, 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Brazilit të shtetasit F. V., 39 vjeç, banues në fshatin Veleshte, Strugë, Maqedonia e Veriut.
Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Brazilit.
/Priza.al/