Pakujdesia e shoferëve të urbanëve vendos në rrezik jetën e qytetarëve të Tiranës shpesh herë. Disa herë ndodh nga trafiku i krijuar dhe disa të tjera si pasojë që shoferët mund të jenë të dehur në orarin e punës. Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme tek ish-stacioni i Trenit. Urbani i linjës “Tirana e Re” është përfshirë në një aksident pasi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/