FOTO/ ‘Zogu i Tironës’ transformohet në ‘skifter’, një vit pas ‘arrestit të shtëpisë’. Festa private me… një mashkull  

Djali i mikrofonit dhe i “vox-pop -eve”, prezantuesi Hermes Nikaj, i njohur me nofkën “Zogu i Tironës”, vijon të jetë nën masën e “Arrestit në shtëpi”, prej më shumë se një viti.

Pasi u ndalua në një dhomë hoteli me mikun e tij, një sipërmarrës i njohur nga Mamurrasi, tashmë ai po pret vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Ndërkohë që është bërë me dije se Hermes Nikaj, është paraqitur para pak ditësh pranë Gjykatës së Tiranës, në dhomën penale në një seancë gjyqësore, që u mbajt me dyer të mbyllura, për shkak të situatës nga pandemia. Nika ishte prezent në sallë së bashku me mbrojtësin e tij ligjor, avokati i njohur Perlat Koçillari, i cili ka në ngarkim dosjen e tij.

foto galeri

Hermes ka pretenduar gjatë gjithë kohës për pafajësi, duke i mohuar akuzat e ngritura rreth tij. Sipas burimeve, Hermes i ka kërkuar Gjykatës që çështja në ngarkim të tij të gjykohet me gjykim të shkurtuar, duke u qëndruar besnik deklarimeve të dhëna më parë.

Sakaq, nuk dihet kur është lënë seanca vendimtare, por deri më tani ende s’ka një vendim të formës së prerë për çështjen e tij.

foto galeri

Ndërkohë, sot Hermes feston ditëlindjen, por festimet i ka nisur më parë. “Zogu i Tironës”, apo djali që s’njeh tabu, e humbi mundësinë për ta shijuar lirinë e plotë, megjithatë kjo s’e ka penguar të realizojë disa foto të reja profesionale, ku shfaqet komplet i transformuar me look të ri, flokë të zgjatur dhe me gërsheta.

Ai vështirë të njihet në këto foto, teksa duket se gjatë izolimit në shtëpi ka rritur mjekrën, duke marrë tashmë pamje më burrërore.

foto galeri

Hermes, i cili shquhet për pamjen e kuruar deri në detaj, i është rikthyer pasionit të tij të vjetër, duke qenë se fillimet e tij kanë qenë si model.

“Panorama Plus” ka mundur të sigurojë fotot ekskluzive të Zogut në arrest shtëpie, ku shfaqet mes luksit, ku duket edhe një festë private me një djalë, i cili shihet tek i servir pije. Nga fotot e tjera u pa se të pranishëm ishin dhe miqtë e tij më të mirë, si Kristina Ibro e njohur si, “Christina Aguilera” shqiptare, të cilët siç duket nga pamjet e surprizuan jo pak Hermesin.

foto galeri

Në lidhje me identitetin e djalit nuk dihet asgjë, ndërsa me Kristinën janë miq prej vitesh. Kujtojmë se ajo i doli në mbrojtje publikisht Hermesit, gjatë një programi televiziv. Mjaft i ri në moshë, por i pasionuar pas markave të shtrenjta dhe luksit, Hermesi vazhdon po njësoj.

Kartmonedha Euro, tortë gjigante, tullumbace, lule e dhurata të shumta e rrethojnë Nikën në muajin e ditëlindjes së tij.

foto galeri

Djali i “Vox pop”-eve për disa emisione televizive, prej muajsh ndodhet i izoluar brenda katër mureve, me shpresën e mbylljes së çështjes pas arrestimit, me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Gjatë një interviste për “Panorama Plus”, ai është shprehur: Fotografia është pasioni im i hershëm dhe kanë mesazhe të ndryshme, që nga fakti se fillimet e mia kam qenë si model dhe imazh i preferuar për aparatin, e deri te fakti që njeriu duhet të ndihet i lirë për të bërë çfarë dëshiron, ashtu siç bëj unë.

foto galeri

Pyetjes nëse ka mbajtur ditar gjatë kësaj periudhe në arrest dhe çfarë do kujtojë me dhimbje apo nostalgji nga kjo periudhë e jetës, ai i përgjigjet: “Ditar nuk kam mbajtur, se nuk na lë telefoni. Ama, kam një memorie të fortë dhe mbaj mend gjithçka. Ajo çfarë unë kujtoj me keqardhje, është përlyerja e imazhit tim në situata të pavërteta. Më vjen keq për trillimin e bërë për të shkatërruar imazhin e karrierën time”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Burimi: Panorama Plus/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *