Pasi e gjithë bota u gjunjëzua para Covid-19, studiuesit e projektit Fieldlab zhvilluan një eksperiment shkencor për të parë sa i madh është rreziku t’u infektuar gjatë eventeve masive. Gjithçka kontrollohet dhe vëzhgohet rreptësisht në Parkun Biddinghuizen pranë Amsterdamit nga një ekip studiuesish, zyrtarësh dhe organizatorësh eventesh.
Qëllimi është të vëzhgohet se si sillen njerëzit, kur nuk u duhet t’u përmbahen të gjitha rregullave të koronës.
Të gjithë të pranishmit kanë nga një sensor që regjistron çdo lëvizje të tyre:
“Ata na vëzhgojnë! Vërtet është pak e çuditshme, po punë e madhe”, – thotë një nga vizitorët.
Para eventit të gjithë bënë testin për koronën. Pesë ditë pas eventit ata u testuan përsëri. Për të ndjekur kontaktet nëse dikush dilte pozitiv.
Mjekja Suban Botan sqaron se rreziku për t’u infektuar është i ulët: “Të gjithë dolën negativ, kjo na qetësoi.”
Pjesëmarrësit në event u mbikëqyrën në mjedisin e tyre të zakonshëm. Shumica e tyre nuk kishin maskë, por askush nuk ndërhynte edhe kjo është pjesë e eksperimentit.
Prof. Andreas Voss, drejtues i projektit Fieldlab, thotë: “Në fillim njerëzit bëjnë kujdes – po sa ndizet muzika ata bëhen gjithnjë e më të pakujdesshëm. Ne duam që ata të sillen si zakonisht. Përndryshe të dhënat nuk kanë kuptim “.
Të dhënat e mbledhura u përdorën për të zhvilluar koncepte të nevojshme për evente me shumë publik. Ekipi i projektit Fieldlab përpiloi rekomandime për organizimin e eventeve me praninë e publikut në kushtet e pandemisë korona.
Rekomandimet u përdorën edhe për organizimin e festivalit të këngës Eurovision që u zhvillua në Roterdam në fund të majit me praninë e spektatorëve.
/Marrë nga DW/