Finalja e ‘Euro 2020’ mes Anglisë dhe Italisë pritet të garantojë super spektakël dhe emocione të forta tek të gjithë adhuruesit e futbollit. Por së pari le të shikojmë statistikat e të dyja kombëtareve deri tani.
Kjo do të jetë finalja e dhjetë që Italia arrin mes Europianëve (4 finale) dhe Kupës së Botës (6 finale).
Kjo do të jetë finalja e parë për Anglinë në një Europian dhe e dyta në çdo turne ndërkombëtar, pas Botërorit të fituar në shtëpi në vitin 1966. Me 55 vite distancë nga njëra finale në tjetrën, Anglia mban rekordin më negativ, për sa u përket në tërësi kombëtareve europiane.
Pas Anglisë në “Euro 2020”, kjo është hera e 11-të që një kombëtare pjesëmarrëse luan finalen ndërkombëtare në shtëpi (Europianë/Botërorë). Anglisë i ka ndodhur që të presë edhe finalen e Botërorit 1966, kur mundte 4-2 Gjermaninë në “Ëembley”, por ndërkohë dy skuadrat e fundit që e kanë luajtur finalen në shtëpi e kanë humbur atë: Portugalia në 2004 dhe Franca në 2012. Ndërsa në tetë rastet e tjera, ajo që kishte dështuar në shtëpi ka qenë Suedia në Botërorin 1958.
Italia nuk ka humbur kurrë kundër Anglisë në një turne ndërkombëtar (3 fitore dhe 1 barazim), konkretisht: 1-0 në “Euro 1980”, 2-1 në Botërorin “Itali 1990”, barazim 0-0 në Botërorin 2014 dhe kualifikim pas penalltive në “Euro 2012”.
Anglia ka fituar vetëm 2 nga 14 takimet e fundit kundër Italisë, në të gjitha kompeticionet (5 barazime dhe 7 humbje), konkretisht 2-0 në qershor 1997 dhe 2-1 në gusht 2013, që të dyja miqësore. “Tre Luanët” ndërkohë kanë fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet zyrtare ndaj Italisë (2 barazime dhe 5 humbje): 2-0 në eliminatoret për Botërorin 1978.
– “Wembley” do të presë finalen e tretë në histori mes Botërorëve dhe Europianëve. Që të dyja këto ndeshje kanë kërkuar kohët shtesë për të shpallur fituesin: Anglia ndaj Gjermanisë në Botërorin 1966 dhe Gjermania përballë Çekisë në “Euro 1996”.
– Italia shkon në Londër si e pamposhtur prej 33 ndeshjesh me radhë në të gjitha kompeticionet (27 fitore dhe 6 barazime), duke shënuar 86 gola në total dhe duke pësuar 10. Kjo është seria më e gjatë e pathyeshmërisë në historinë e kombëtares “axurre”.
– Anglia ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e saj (plus 1 fitore dhe 1 barazim) të luajtura në “Wembley”, në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 46 gola dhe duke pësuar vetëm 5.
– Gareth Southgate ka fituar 8 ndeshje si trajneri i Anglisë mes Europianëve e Botërorit. Ai ka barazuar Alf Ramsejn, i fundit që i ka dhënë trofeun e parë dhe të fundit Anglisë (Botërorin 1966).
– Anglia me 2.2 dhe Italia me 2.3 kanë pësuar mesatarisht numrin më të vogël të goditjeve në portë për ndeshje në këtë “Euro 2020”.
– Harry Kane ka marrë pjesë në 28 gola për Anglinë, në 27 prezencat e fundit (19 gola dhe 9 asiste).
– Harry Kane, nëse shënon ndaj Italisë, do të barazonte Geri Linekerin me 10 gola të shënuar në historinë e turneve të mëdhenj (Botërorë/Europianë).
– Rahim Sterling ka tentuar 32 driblime dhe ka kompletuar 18 prej tyre në këtë “Euro 2020”, më shumë se kushdo tjetër. 7 nga 18 driblimet e kompletuara kanë ndodhur në zonën e rreptësisë kundërshtare. Rrezik!
– Roberto Mançini është trajneri i dytë në histori, i cili pasi ka fituar 1 titull kampion me një skuadër angleze (Mançester Sitin), ka luajtur më pas një finale ndërkombëtare (Botëror/Europian), pas Alf Ramsejt: titull me Ipsuiçin dhe Botërorin e 1966-ës me Anglinë.
/Priza.al/