Teksa na ndajnë pak orë nga finalja e madhe në ‘Wembley’ , pas mbretëreshës Elisabet, edhe kryeministri Boris Johnson dhe princi William kanë mbështetur Anglinë.
Ata iu kanë dhënë zemër ekipit me në krye edhe Gareth Southgate. Johnson dhe William iu urojnë fat mbrëmjen e sotme dhe presin fitoren në ‘shtëpi’.
“Doja t’ju përgëzoja ju dhe të gjithë lojtarët për paraqitjet dhe rezultatet tuaja të pabesueshme në këtë Euro 2020. Ju tashmë keni bërë histori. Ju e çuat Anglinë në finalen e një gare të madhe ndërkombëtare. Për shumicën e njerëzve në këtë vend, është hera e parë që kjo ka ndodhur në të gjithë jetën e tyre.
Ju keni formuar një grup vëllezërish, energjia, qëndrueshmëria dhe puna në skuadër dhe talenti i pastër duket se shkëlqejnë në gjithçka që bëni. Ju keni ngritur shpirtrat në të gjithë vendin dhe ne e dimë se edhe ju mund ta ngrini atë trofe.
Ne nuk shpresojmë ose lutemi. Ne besojmë te ju, Gareth, dhe tek ekipi i juaj i mahnitshëm. Në emër të të gjithë kombit, fat të mirë, lojë të mirë dhe çojeni në shtëpi!”, shkruan Johnson.
Ndërsa William, Duka i Kembrixhit, i dërgoi një video mesazh trajnerit Southgate dhe ekipit kombëtar anglez në funksion të finales kundër Italisë.
“Unë i uroj fat Gareth dhe të gjithë lojtarëve sonte. Ju uroj të gjitha fatet e mundshme, i gjithë vendi është me ju. Le ta çojmë në shtëpi.”
/Priza.al/