Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 34-vjeçari në Mirditë

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Mirditë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheshaj. Dyshohet se Aurel Dedaj ishte duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie.

Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rrëshen, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *