Kupa shkon në Romë! Italia mund me penallti Anglinë në ‘Wembley’

Italia është Kampione e Europës për herë të dytë. Të Kaltrit arritën që të fitonin me penallti 3-2 ndaj Anglisë, teksa koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën 1-1. Finalja nisi menjëherë me gol, teksa Angli gjeti golin e avantazhit që në minutën e dytë.

Luke Shaw mori një krosim shumë të bukur nga krahu i djathtë, dhe me një goditje me të majtën arrin ta dërgojë në rrjetë. Italia më pas arriti që të reagonte duke shtuar dozën e aksioneve sulmuese, Chiesa ishte më i miri në fushën e lojës me dy raste fantastike në pjesën e parë dhe të dytë duke drithëruar anglezët. Në të 67-tën, Bonucci gjeti golin e barazimit pas një rrëmuje në zonën e britanikëve.

Ndeshja më pas do të shkonte në shtesë, por nuk do të kishte ndryshim rezultati. Me penallti ndërkohë do të triumfonte Italia falë dy pritjeve fantastike të Donnarummas, dhe gabimeve të Rashford, Sancho dhe Saka.

ITALI-ANGLI 1-1

Penalltitë (3-2): Berardi (shënon), Belotti (gabon), Bonucci (shënon), Bernandeschi (shënon), Jorginho (gabon) / Kane (shënon), Maguire (shënon), Rashford (gabon), Sancho (gabon), Saka (gabon)

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *