I vendoset tritol gjatë natës, drejtori i sigurimeve shoqërore në Krujë shpëton për një ‘fije’

Drejtorit të sigurimeve shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i Aluzinit, Alfred Vogës, i është vënë tritol në banesë. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë Voga që ka njoftuar policinë pasi ka konstatuar pakon në oborr.

Ende nuk dihen rrethana të tjera për ngjarjen, ndërsa po policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *