Pas akuzave të bëra publike, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua sot SPAK duke depozituar një kallëzim penal për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe kreun e bashkisë Erion Veliaj.
Aleanca e akuzon Sorecën për ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese, në favor të Veliajt në lidhje me çështjen e Teatrit.
“Sot u paraqitëm për herë të 12 në SPAK me kallëzime penale përveç 10 kërkesave të ndryshme që kemi bërë. Kallëzimi i sotëm është kundër ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i cili në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka ushtruar ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e Teatrit,” tha Kalaja.
Aleanca nuk mjaftohet me kaq. Kalaja tha se i ka kërkuar Presidentit Meta dhe ministres së Jashtme Xhaçka për ta shpallur “non grata” ambasadorin e BE-së.
Padia e plotë:
/Priza.al/