Video/ Festë e shfrenuar e Italisë në dhomën e zhveshjes, De Rossi ‘fluturon’ mbi tavolinë dhe..

Festë e çmendur edhe në dhomën e zhveshjes së kombëtares së Italisë pas vërshëllimës së arbitrit Kuipers dhe ngritjes së kupës së Europianit. Lojtarët e kaltër festojnë në dhomën e zhveshjes duke derdhur shampanja dhe birra duke kënduar korin “Kampionët e Europës jemi ne!”.

De Rosi i cili gjatë EURO 2020 mori vendin e ndihmësit të Roberto Mançinit ka festuar si i çmendur. Në një video të xhiruar nga Marko Verrati dhe të bërë publike nga vetë mesfushori në “Story”-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram” ka xhiruar momentin kur De Rosi “fluturon” mbi tavolinën e dhomës së zhveshjes dhe më pas bie në tokë. Një festë e shfrenuar e lojtarëve të Italisë pas këtij triumfi të gjatë prej 53 vitesh.

/Burimi: LA Gazzetta dello Sport/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *