Të gjitha kafshët janë të njëjta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët. Të lodhur nga abuzimet, kafshët e një ferme vendosin të rebelohen kundër njerëzve dhe, duke ndjekur pronarin, ata i japin jetë një rendi të ri të bazuar në barazi. Megjithatë, së shpejti, mes tyre shfaqet një klasë e re burokratësh, derra, të cilët me dinakëri, lakmi dhe arrogancë u imponohen kafshëve të tjera. Satirë akute Orwelliane kundër totalitarizmit e kombinuar n me një lumturi krijuese dhe energji stilistike që e vendos “Fermën e Kafshëve” midis veprave më të famshme të trillimeve të shekullit XX.
“Ferma e Kafshëve” të Xhorxh Oruell ka ardhur premierë nga Teatri Kombëtar. Nën regjinë e Driada Dervishit, alegoria më e famshme politike, erdhi aktuale për të na mësuar se abuzuesit me pushtetin mund të jenë të gjithë, ndaj asocimet me politikanë shqiptarë ishin të dukshme për këdo që ka kujtesë.
“Ajo që doja të përcillja është pikërisht se të gjitha sistemet kanë dështuar dhe nuk po funksionojnë. A mos është vallë utopi që të gjithë njerëzit janë të barabartë apo ka disa që janë më të barabartë se të tjerët” tha regjisorja Driada Dervishi. Një fermë kafshësh që ngrihet dhe rrëzon pronarin për të përfunduar nën një tjetër thundër, ka diktatorë dhe idealistë.
Aktorët Donald shehu dhe Xhuliano Brisku vërejnë ngjashmërinë e pushteteve në çdo kohë kur thonë se “shfaqjen ejani e ndiqeni për të mësuar se si janë revolucionet e si janë të gjithë njësoj, thotë Shehaj, ndërsa Brisku, shton se “me anë të komedisë, tregojmë vuajtjet tona. Ndoshta njerëzit do të kuptojnë se çdo lloj sistemi do të na nënshtrojë”.
Hervin Çuli dhe Neritan Liçaj u përballen në skenë duke sjellë role kontroverse, që përfaqësonin anë të kundërta të shoqërisë.
Teksti erdhi i ripunuar. Frazat “Nuk ke pare asgjë akoma. Ja iku njeriu kush do vijë? Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk keni parë” e aktualizuan për ta rrokur më lehtë mesazhin publiku shqiptar. Ndërsa muzika e Bojken Lakos, risolli marshet revolucionare si himne te shpresave e dështimeve.
“Falënderoj mamanë time sepse muzikën e kam punuar bashkë me të. Kënaqësia ime me këtë pjesë është se ka mesazhe aktuale në çdo kohë”, tha ai, që pati edhe një pjesë skenike si narrator.
Pjesa ringjitet në teatrin veror të liqenit nga e hëna në të enjte, ora 21.
/Burimi: news24/