Nëse do të kishte një Olimpiadë të Pasaportave, Japonia jo vetëm që do të ishte jo vetëm mikpritësja por do ta kishte fituar konkursin, shkruan CNN, duke cituar raportin e Indeksit të Pasaportave Henley, i cili që nga viti 2006 rendit dokumentet e udhëtimit të 199 vendeve.
Sipas studiuesve nga kompania Henley dhe Partners në tremujorin e parë të vitit 2021, lëvizshmëria ndërkombëtare mbeti në 12 përqind të niveleve para-pandemike, që do të thotë se “hendeku midis qasjes teorikedhe reale i aksesit në udhëtime i ofruar edhe nga pasaporta të mira mbetet i parëndësishëm.”
Christian Kaelin, presidenti i kompanisë, thotë se ndërsa ne nuk e dimë se sa do të zgjasin kufizimet e udhëtimit, është e qartë se lëvizja globale do të pengohet të paktën deri në fund të këtij viti.
Ai vëren se në rrethana të tilla veçanërisht rritet pabarazia. Kështu, mbajtësit e pasaportave japoneze mund të vizitojnë 167 destinacione më shumë sesa shtetasit afganë, të cilët kanë qasje në vetëm 26 destinacione në botë. Ky është hendeku më i madh që kur Henley bëri analizat e tij.
10 pasaportat kryesore mbeten praktikisht të pandryshuara ndërsa hyjmë në gjysmën e dytë të vitit.
Japonia është përsëri në krye të listës. Pasaporta e këtij vendi aziatik hap dyert për 193 vende të botës. Të paktën kështu është në letër. Në botën reale, ku mbizotërojnë masat kundër koronës, mbajtësit e pasaportave japoneze aktualisht kanë qasje në më pak se 80 destinacione në të gjithë botën.
Singapori mbetet në vendin e dytë me mundësinë e hyrjes në 192 vende, pasuar nga Koreja e Jugut e cila ndan vendin e tretë me Gjermaninë me mundësinë e hyrjes në 191 vende në botë.
Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja janë në vendin e katërt, Austria dhe Danimarka janë në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Holanda, Portugalia dhe Suedia janë së bashku në vendin e gjashtë.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë në vendin e shtatë, së bashku me Zvicrën, Belgjikën dhe Zelandën e Re. Fuqia e pasaportave amerikane dhe britanike ka rënë vazhdimisht që nga viti 2014. Në teori, mbajtësit e pasaportave britanike dhe amerikane mund të shkojnë në 187 destinacione dhe në realitet të kenë akses në rreth 60 destinacione.
Republika Çeke, Greqia, Malta dhe Norvegjia janë në vendin e tetë, Australia dhe Kanada janë në vendin e nëntë, dhe Hungaria është në vendin e dhjetë.
Maqedonia është në vendin e 46-të, me hyrje të mundshme në 126 vende pa vizë, dhe nga vendet ish-Jugosllave është më keq se Sllovenia në vendin e 12-të, Kroacia e 17 dhe Serbia në vendin e 38-të. Mali i Zi është pas Maqedonisë, dhe Bosnja dhe Hercegovina është e 53-ta.
Ndërkohë Shqipëria renditet e 55-ta me hyrje të mundshme në 115 vende pa vizë,
Pozicionet më të këqija janë zënë nga vendet, pasaportat e të cilave lejojnë hyrjen pa viza në më pak se 40 vend, si Koreja e Veriut, Nepali, Palestina, Somalia, Jemeni, Pakistani, Siria, Iraku dhe Afganistani.
Në këtë listë është dhe Kosova, e 107 në listë, qytetarët e së cilës mund të vizitojnë vetëm 40 vende pa vizë.
Pasaportat më të mira për të mbajtur në 2021 janë:
1. Japonia (193 destinacione)
2. Singapori (192)
3. Gjermania, Koreja e Jugut (191)
4. Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja (190)
5. Austri, Danimarkë (189)
6. Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia, Suedia (188)
7. Belgjika, Zelanda e Re, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (187)
8. Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia (186)
9. Australia, Kanada (185)
10. Hungaria (184)
Pasaportat më të këqija për të mbajtur
108. Koreja e Veriut (39 destinacione)
109. Nepal (38)
110. Territoret palestineze (37)
111. Somali (34)
112. Jemen (33)
113. Pakistan (32)
114. Siria (29)
115. Irak (28)
116. Afganistan (26)
/Burimi: CNN/ përshtati në shqip Priza.al/