Një 35-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Klos.
Shtetasi me inicialet I.K., ka qenë duke rregulluar një prizë në banesë kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton mbi rrethanat.