“Zoti është italian”, duket se do të jetë një slogan i “frikshëm”, që do t’i përndjekë gjatë lojtarët e kombëtares angleze të quajtur ndryshe “3 Luanët”.
Këta të fundit nuk arritën që ta “kthenin në shtëpi” futbollin siç dhe u kishin premtuar miliona tifozëve, që deri pa humbur penalltitë po gëlonin nga entuziazmi dhe festa në të gjithë Britaninë e Madhe.
Por në fund trofeu shkoi në Romë, në një kohë që Anglia dështoi sërish të triumfonte në një finale Kampioanti Europian, duke u mundur nga Italia e Roberto Mançinit.
Mëngjesin e sotëm, “3 Luanët” kanë braktisur hotelin ku qëndruan për pesë javë dhe janë takuar me familjarët e tyre.
Mes lotësh dhe përqafimesh me gratë dhe të dashurat, mediat angleze kanë shpërndarë momentet kur futbollistët ngushëllohen me të afërmit. Edhe pse mundohen ta fshehin, në fytyrat e futbollistëve anglez ka një hije të madhe dështimi.
Fotot janë bërë virale duke bërë që të sensibilizohen shumë njerëz, pasi drejt tyre mbrëmjen e djeshme shpërthyen fyerjet dhe akuzat.
/Priza.al/