Deputeti opozitar, Myslim Murrizi, teksa risolli në vëmendje deklaratat e tij në foltoren e Kuvendit më 29 korrik të vitit të kaluar, ku denoncoi tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit, kujtoi përgjegjësitë e ministrit të asaj kohe të Punëve të Brenshme, Sandër Lleshaj.
I ftuar në emisionin “Forontline” në “News24”, Murrizi tha se, një javë më vonë paditi në SPAK Lleshajn, ndërsa shtoi se, ky i fundit duhet të merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.
“Kam qenë institucional për çdo mbarëvajtje të punës së një institucioni. Për sa kohë drejtohet nga një titullar, ka përgjegjësi për çka ndodh në ministrinë e tij. Fiks një javë pas kësaj seance, 29 korrik (2020), kam bërë denoncimin. Ditën e hënë kam shkuar në SPAK. Ai më tha mos bëjë propagandë.
Nëse po na ndjek Lleshaj, nuk ka qenë siç tha ai, por siç ka thënë Murrizi. Ai deklaroi se nuk merrej me tendera. Rolin e Lleshajt, duhet ta hetojë SPAK. Unë nuk jam prokuror. Ia mirëkuptoj deklaratën e tij në fund që të trokisja në prokurori. Edhe Lleshaj duhet të thirret nga SPAK. Se di nëse është thirrur apo jo. Gjatë periudhës që kanë kryer veprimet hetimore, edhe mund të jetë thirrur.
Se kam parë dosjen. S’kam gërmuar. Nëse nuk është thirrur, duhet të thirret. Ka qenë titullari i atij institucioni. Duhet të japë shpjegimet. Të tregojë se kujt ia ka deleguar tenderët. Përgjegjësinë e mbarëvajtjes së punës së atij institucioni e mban drejtuesi. Nëse nuk është thirrur, duhet të thirret patjetër.
Organizmi me ligj i qeverisë është që ministrat nuk firmosin vetë. Qeveria është organ kolegjial. Duhet një punë hetimore tekno-operative. Nëse zbardhen përgjimet, i bie që stadiumin e ri, ta bësh burg. kaq shumë ka të përfshirë. Miliarda euro ku kanë shkuar?!
Të gjitha këto qeveri punojnë më të njëjtën duar. Janë duart e 7-8 individëve që kur iu ngrohin xhepin quhen biznesmenë të suksesshëm de kur ndërrojnë klimë, quhen oligarkë”,- tha Murrizi.
Ndërkohë, pyetjes nëse ndihet i frikësuar për denoncimet që ka bërë, deputeti tha se nuk e kishte ndjerë aspak këtë gjë.
“Nuk ka racë, pasi kësaj janë sojë zezë, ata janë hajdutë. Ajo qenia ime i drejtpërdrejtë në parlamente, është se nuk përfshihem.”, -pohoi ai. Duke u ndalur tek arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, Murrizi mbështeti operacionin e SPAK.
“Diku duhet të fillonte. Pa filluar drejtësia skam ndërmend të flas. Njihem herët me zotin Tushe. Të shohim se çfarë do të zbardhet prej aty. Lushnja ka 5 milionë euro të ardhura lokale, merr dhe 1-2 mln nga grantet.
Fieri merr 10-fishin e Lushnjës. Se caktoj unë radhën. Mund të ketë qenë denoncim i freskët. E kam përshëndetur vendimin e SPAK dhe e inkurajoj që mos të ndalet dhe mos të jetë i lidhur me lak në fyt nga politika”, -nënvizoi ai.
Çmimet e uniformave
Deputeti Murrizi, ka folur me detaje për çmimin e uniformave të tenderuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, padi e bërë nga ai vetë, pak ditë pas arrestimit të 9 zyrtarëve nga SPAK.
Ai komentoi dhe shkarkimin e drejtoreshës së prokurimeve publike në MPB Edlira Naqellari një javë para arrestimeve, teksa foli për rrjedhje të informacionit.
“Për mua do të thotë që ka shfry informacioni. Duke qenë drejtorja e prokurimeve publike të shkarkohet në mënyrë kaq urgjente. E para nuk mundet, nëse nuk ka dhënë dorëheqjen, ka vite aty, mund të ketë statusin e nëpunësit civil.
Nuk di të ketë dorëheqje nga zonja. Ka shfryrë. Besoj që ka qenë në dijeni për fletë-arrestin, një javë më parë. Ndoshta kanë menduar për të mos i prishur biografinë ministrisë”,- u shpreh Murrizi.
Duke u ndalur tek uniformat, ai tha se të njëjtat pantallona, por për tre forca në polici kanë çmime të ndryshme me diferencë të madhe.
“Është një uniformë disaster. Kam kontakt me policët, t’ia shihje bluzën e pambukut…Po të shikosh çmimet, dy lloje xhupash, xhupat që mbajnë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, më i fisshëm, që përdoret në takime me homologë, 1000 copë, është 43 mijë e 200 lekë të vjetra. Ky xhupi i policëve janë blerë 13500 është 114 mijë lekë, 3 fish më i shtrenjtë.
Këpucët, kjo për drejtuesit janë blerë 396 palë nga 22 mijë lekë të vjetra. Nga kjo tjetra që do të veshin policët 14200, janë blerë 74 mijë lekë. Tek këta janë vjedhur më shumë.
Këpucët me qafë, dimërore, e para janë 19950 palë është 127 mijë lekë çmimi. Këpuca tjetër, gjysma, 28 mijë palë është blerë 168 mijë lekë.
Këmishët, ato më të shtrenjtat 36 mijë lekë një këmishë, janë blerë 10 mijë copë. Kjo tjetra është këmishë për zyrtarët, është 5200 lekë.
Tek rripi, rripi klasik për shumicën e policëve janë 11700 copë, 26 mijë lekë i pari. Ceremoniali, më i fisshëm është 7800 lekë të vjetra.
Tre palë pantallona, i njëjti model. Tre çmime. Pantallona për policinë rrugore 4000 palë, 46 mijë e 800 lekë. Për patrullën e përgjithshme 48 mijë lekë, pantallona doku për forcën e posaçme 1500 palë, 36 mijë lekë çmimi. I njëjti model, të njëjtat pantallona vetëm se do e veshin tre trupa policore të ndryshme.
Kur e veshin Shqiponjat ka çmim tjetër, kur e veshin rrugorët tjetër.
Bluzat, kjo është ajo bluza bajate që ua pashë policëve, bluzë pambuku me tre kopsa, 30 mijë copë, 44 700 lekë bluza ose 40 euro.
Bluzë pambuku me tre kopsa, me mëngë të shkurtra është 34 mijë lekë. Bluza pambuku tjetër, 21 mijë 600 lekë. Me të njëjtën bluzë, tre çmime. Me aq sasi dhe Armani ua kishte sjellë”, tha Murrizi.
Ndërkohë që ai tha se kompania ka ofruar çmimet e tregut fillimisht që ndryshojnë shumë nga çmimet me të cilat janë blerë më pas. Sipas tij abuzimi vetëm me ndryshimi ne çmimit është mbi 10 milionë euro.
“Kur kompania ka përgatitur materialet për t’u futur në tender, iu ka ofruar çmimet e tregut. Një kostum, lesh, kushtojnë 16 mijë lekë pa TVSH. Xhupi në treg 62 mije lekë pa TVSH, këpucët 65 mijë lekë. Rripi në treg 11 mijë lekë. Një kapele 15 mijë lekë. Një kapele sportive 4 mijë lekë.
Këto janë çmimet e tregut. Kostum uniforme meshkuj 300 mijë e femrave 220 mijë lekë. Xhupi 95 mije lekë. Këpucët 122, rripi 22 mijë. Rreth 10 milionë e ca euro janë abuzime vetëm nga diferenca e çmimeve. Përpos numrit të artikujve. Është zbrit 33% e tenderit dhe është ruajtur e njëjta vlerë.
Duhej të ulej 1/3 e vlerës. Nuk është ky rasti i parë. Për 2 vite janë zhvilluar 8400 tendera. 33% në këto 2-3 vite e tenderave janë me një pjesëmarrës në garë. Që do të thotë se nuk është tender, pasi nuk ka garë. Është dorovitje. 36% e tenderave janë në vlerën e fondit limit”,- tha Murrizi.
/Priza.al/