Pas përfundimit të europianit është publikuar lista me lojtarët më të mirë të “Euro 2020”, ku mes tyre renditet edhe një shqiptar. 11 futbollistë janë zgjedhur si më të mirët e këtij kompeticioni, që do të formonin edhe formacionin ideal në një ndeshje. Portieri më i mirë është përzgjedhur Gigio Donnarumma, që u cilësua si heroi i Italisë.
Si mbrojtës më të mirë janë zgjedhur Chiellini, Maguie, Luke Shaw dhe Joachim Mahle. Ndërsa në listën e sulmuesve më të mirë përfshihen, Chiesa, Raheem Sterling dhe Cristiano Ronaldo. Në listën e mesfushorëve më të mirë mes Paul Pogba dhe Dolberg, përfshihet edhe shqiptari Granit Xhaka, i cili këtë vit kishte një paraqitje të shkëlqyer në kompeticion.
Xhaka la gjurmë si një udhëheqës i padiskutueshëm për ekipin e Zvicrës, që eliminoi kampionët e botës pas një loje fantastike kundër Francës. Pavarësisht se nuk mundi të prekte finalen bashkë me skuadrën e tij, shqiptari arriti të na bënte edhe një herë krenarë të gjithëve me këtë super arritje.
Pas përfundimit të ndeshjeve, Granit Xhaka u rikthye në familjen e tij pas 6 javësh mungesë. Me mbërritjen e tij në shtëpi, bashkëshortja e futbollistit, Leonita ndau në rrjete sociale një video shumë emocionuese nga takimi i Xhakës me vajzën e tij të madhe. Videoja u bë virale dhe emocionoi shumë fansa të futbollistit.