Parashikimi i motit për sot/ Temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë, mundësia për reshje ‘e ulët’

U parashikua, që dita e sotme dhe e nesërme do të ishin me temperatura ekstreme, ndaj bëhuni gati të ‘arratiseni’ në bregdet. Sot parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 37 gradë. Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve. Ndërsa mesdita i bën të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor, por mundësia për reshje është shumë e ulët. Pritet që mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike për zonat malore, ndërsa vija bregdetare mbetet me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 17°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndersa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *