Abuzimi me tenderin 24 mln lekë/ GJKKO e la në burg, Fatos Tushe kërkon masë më të butë sigurie

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe u arrestua më datë 6 korrik nga policia në kuadër të një operacioni kundër korrupsionit të iniciuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK), për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Ndërkaq, GJKKO mori masën ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, duke pranuar kërkesën e SPAK.

Por sot, nëpërmjet avokateve të tij mbrojtës Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës. Gjithashtu me kërkesë për masë më të butë sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste. Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK  ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashkiakut. Një tjetër episod  kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”. Një javë më parë policia hyri në ambientet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër arrestet SPAK, duke vënë në pranga keybashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK i kish kërkuar GJKKO-së, masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *