Video/ Pamje horror, tërheq qenin zvarrë me makinë në Fier, procedohet penalisht 50-vjeçari!

Kush vret një kafshë, është një kriminel, dhe nuk duhet të ketë asnjë pengesë në ndëshkueshmërinë ndaj tij!

“Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye vret një kafshë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vite. Cilido që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga katër muaj deri në një vit. Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye, detyron një kafshë që të kryejë shërbime, punë apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etnologjikë përkatëse, dënohet me burgim nga një deri në tre muaj ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë”.

Kjo është pjesë nga ligji i cili mbron kafshët në Shqipëri, por që me sa duket nuk është i mjaftueshëm për të ndaluar mizoritë e padrejta që ushtrohen ndaj katërputroshave.

Ditën e sotme, nga qyteti i Fierit vijnë pamjet të tmerrshme ku një makinë tip ka tërhequr zvarrë një qen, ky i fundit si pasojë ka humbur jetën. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe vuajtjen e qenushit!

Falë denoncimeve të qytetarëve në media, policia ka arritur të identifikojë shtetasin i cili ka kryer këtë akt makabër. Fred Spahija, 54 vjeç, banues në Hoxharë e Vjetër, Fier, dhe është proceduar për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Kushdo që është në gjendje të kryejë mizori ndaj kafshëve është në gjendje të shprehi të njëjtën dhunë ndaj familjareve apo shoqërisë të tyre dhe veçanërisht ndaj subjekteve të dobëta, të paaftë për të mbrojtur veten, dhunë e cila mund të përfundojë në veprim kriminal.

Edhe pse katërputroshet janë shumë herë më pak të dëmshëm se sa mizoria e njerëzve, abuzimet ndaj tyre duket se nuk kanë të sosur në vendin tonë. Fatkeqësisht ky është një rast  përsëritur! Dënimet e rrepta ligjore do të jenë e vetmja mënyrë për të ulur numrin e këtyre akteve çnjerëzore, të ndërmarra nga individë që u mungon kultura e respektit ndaj çdo qenie të gjallë! Ne duam që fëmijët dhe të rinjtë e vendit tonë të jetojnë në një shoqëri ku të mësojnë dashurinë dhe respektin, dhe jo abuzimet apo dhunë të pajustifikueshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Kujdes! Pamje të rënda!

/Burimi Videos: JOQ/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *