Ndodh shpeshherë që figura publike të veshin të njëjtën veshje dhe këtë herë ka qenë fustani i Bora Zemanit që ka tërhequr vëmendje. Moderatorja veshi të njëjtin fustan që kishte Xhensila Myrtezaj në ditëlindjen e Ajkës vitin e kaluar.
Një veshje e embël ‘pink’ siç duket iu përshtatet shumë, por cilës i shkon më shumë po ua lëmë juve në dorë.
Xhensila shkëlqeu me veshjen në festën e vjetshme të ditëlindjes të Ajkës, ndërsa sivjet ka zgjedhur një stil krejtësisht tjetër për t’iu përshtatur bukuroshes së saj.
/Priza.al/