Po mbushen gati dy vite nga tragjedia që goditi Thumanën dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë, por tashmë duket se rindërtimi i kësaj zone do të jetë një premtim i realizuar.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet nga Thumana e goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, teksa thotë se do të jetë shndërruar në një qytezë të re brenda 4 muajsh.
Nën kolonën zanore të Tina Turner, “Simply the best” (Thjesht më e mira), Rama shkruan se, punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti.
“Thumana tani?
***brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve?? ??
Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore dhe një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët.
#SkaKohëPërPushim??♂️”,- shkruan kryeministri Edi Rama.
/Priza.al/