“Skifterat” shqiptarë në Itali/ U futën në vilën luksoze për të vjedhur, policia arreston një person, kurse dy të tjerë…

Policia italiane ka goditur një bandë grabitësish shqiptarë në provincën e Vincenzas, ku ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët akuzohen për krime të ndryshme në disa qytete. Së fundmi ata kishin pikasur largimin e pronarit së vilës me pushime duke u futur për ta grabitur, por fqinjët njoftuan policinë. Dy patrulla shkuan me shpejtësi, ndërsa tre shqiptarët me një “Fiat” u larguan nga vendi i ngjarjes.

Policia iu vu pas makinës duke e ndjekur por në një moment ajo ndaloi dhe dy shqiptarët e paidentifikuar dolën nga makina dhe u larguan në errësirë ndërsa shoferi ra në pranga. Nga kontrolli në makinë u gjetën dhe sekuestruan një shumë e konsiderueshme në euro, sende të tjera, por edhe mjete që përdornin hajdutët për të hapur vilat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *