Bonusi i bebes/ Rama: Përfituan 20 mijë fëmijë, ja sa janë në total që prej vitit 2019

Në vitin 2019 Kryeministri Edi Ramës miratoi ndryshimet për sa i përket bonusit të bebes .Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria do të japë një çek, disafish më të lartë se ai që merrej më parë. Për ata prindër që sjellin në jetë fëmijën e parë, shpërblimi do të jetë 8-fishin e bonusit, 400 mijë lekë të vjetra. Fëmija i dytë do të marri 16-fish të bonusit, 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë do të marrë 24-fish të bonusit, 1 milionë e 200 mijë lekë. Ky vendim u mor pasi qeveria e mëparshme kishte trashëguar një borxh prej 5 milionë dollarësh për bebet që nuk kishin marrë çekun që u takonte.

Ndërkaq, ditën e sotme kryeministri nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ ka bërë të ditur shifrën e fëmijëve të cilët kanë përfituar nga bonusi.  Ai thotë se që prej miratimit të ligjit për bonusin e bebes në vitin 2019, kanë përfituar 91.380 fëmijë të porsalindur.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë. 91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që prej vitit 2019, kur nisëm programin universal të mbështetjes së çdo të porsalinduri” – shkruan kryeministri.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *