Skandali i prokurorit Petrit Çano/ Si ‘zhduku’ celularin nga dora e të dënuarit (Dhe një histori në vijim me A.S)

Ju gjetën në qelinë ku kryente dënimin dy telefona celular dhe për këtë ai mori edhe një dënim plus, edhe pse prokurorët e kanë akuzuar me pa të drejtë.

Kjo është historia e dy të dënuarve në një prej burgjeve të vendit, ku më ndihmën e prokurorit Petrit Çano, njërit i hiqet faji dhe i bartet të dënuarit tjetër vetëm se ai nuk ka fuqi të paguajë.

Në meselenë e prokurorëve janë futur shtetasit e dënuar Gentjan Doda dhe Gjovalin Kadeli, që të dy vuajtjes dënimesh në burgun e Krujës, të cilët akuzohen njëri për “mbajtje sendesh të paligjshme në qeli” dhe tjetri për “moskallëzim krimi”.

Ishe grupi i gatshëm i Forcave Operacionale të DPB-së, që erdhi në këtë burg për të kryer një kontroll nëpër qelitë e të dënuarve për sende të paligjshme, ajo që penalizoi edhe më shumë dënimin e Dodës dhe Kadelit.

Pas kontrollit të kryer në befasi, Dodës i janë kapur në qeli dy telefona celularë “HTC” dhe “BlackBerry”, të konsideruar këto sende si “sende të paligjshme në qeli” dhe për këtë ai është akuzuar edhe më tej për një vepër të dytë penale veç asaj për të cilën ishte duke kryer një dënim.

Doda nga ana e tij edhe pse fillimisht ka pretenduar pronësinë e aparateve celulare, ka pretenduar më pas edhe para avokatëve të tij mbrojtës se, “telefonat nuk ishin të tijët, dhe se ato ishin lënë në qeli nga një shok tjetër burgu që vuante dënimin në qelinë ngjitur me të”.

Por kjo gjë duket se nuk është marrë parasysh nga prokurorët të cilët kanë kërkuar nga Gjykata e Krujës, fillimisht vendosjen e masës “arrest me burg” mbi burgun që po kryente shtetasi Gentjan Doda, por edhe i akuzuari tjetër Gjovalin Kadeli.

Megjithatë, ky proces i stisur dhe i ngatërruar qëllimisht, i ka ardhur për shtat prokurorëve të çështjes për të bërë një dorë para nga të dënuarit.

I përfshirë në këtë çështje ka qenë edhe prokurori tjetër Bujar Memia, por në mungesë të tij, vendimin për heqjen e dënimit nga autori dhe për bartjen e tij tek një i dënuar për “mos kallëzim krimi” e ka bërë vet kreu i Prokurorisë Krujë, Petrit Çano.

Ky i fundit edhe me ndihmën e vartëses së tij, prokurores Mirela Kapo, ka firmosur dhe vulosur dënimin shtesë për “mbajtje celularësh” për të dënuarit e mësipërm, duke u dhënë përkatësisht Gentjan Dodës edhe 3 vite burg dhe Gjovalin Kadelit dy vite shtesë për “moskallëzim krimi”.

Por më pas dokumentet e provave, procesverbalet dhe çdo fakt i konstatuar nga policët që kontrolluan qelitë janë ndryshuar dhe fajësia dhe autorësia për telefonat celularë të kapur i është veshur e gjitha Kadelit, në një kohë që prokurori Çano bashkë me vartësit e tij, e kanë nxjerrë si të “pastër” Dodën, duke ngritur pretendimin se “telefonat e kapur në krevatin e tij vetëm sa po karikoheshin aty”.

Ndërkohë dënimi i është “rrasur” të dënuarit tjetër Kadeli, i cili nuk ka mundur që të justifikojë dot veprën penale të “mos kallëzimit të krimit”.

Ditët e ardhshme do të flasim për historinë e prokurorit Petrit Çano dhe faktin që çfarë e ka lidhur me të dënuarin A.S. ‘Priza.al’ i disponon dokumentat dhe do ti publikojmë ditë pas dite.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *