Thonjtë e verdhë janë tepër të bukur, e aq më shumë gjatë periudhës së verës. Nëse dimri sjell ngjyra të errëta e të zymta, vera i përket ngjyrave të ndezura e plot jetë. Megjithatë, për ata që janë të fiksuar pas ngjyrës së verdhë dhe nuk duan të provojnë asnjë ngjyrë tjetër verore, zgjidhjen jua sjellim ne. Të verdhë
Kaq thjeshtë, por kaq bukur. Të gjithë thonjtë në ngjyrë të verdhë, pa shumë ndërlikime, xixa apo gjithçka tjetër. Nuancat mund të jenë të ndryshme, nga e verdha e lehtë e limonit, deri te e zjarrta e diellit, këto thonj padiskutim që duhet të jenë zgjedhja juaj e parë.
Të gjitha nuancat e së verdhës
Ky model është për ata që e preferojnë këtë ngjyrë, por që duan të guxojnë. Për ata që duan të sjellin risi, e mos jenë të parashikueshëm, ky model është perfekt. Ju mund ta nisni nga e verdha e çelët për te e errëta, ose e kundërta.
‘French’
Ky model është perfekt, teksa jo vetëm u përshtatet atyre që pëlqejnë ngjyrën e verdhë, por edhe kombinon me modelin ‘french’ të cilin kaq shumë vajza e adhurojnë. Baza mund të jetë bezhë ose akull, dhe me modelin ‘french’ në këtë ngjyrë, thonjtë tuaj do të duken të adhurueshme.
Me ‘emoji’
Ky sugjerim është padiskutim për guximtarët. Është një model ndryshe, interesant dhe shumë komik. Ju mund të keni të gjithë thonjtë me ‘emoji-n’ tuaj të preferuar, apo të gjithë të ndryshëm. Besoj se nuk keni dyshime, të gjithë do të vështrojnë thonjtë tuaj me shumë vëmendje.
/Priza.al/