Skandali i juristit të hipotekës në Durrës/ Policia jep detajet: Përdorën ‘photoshop’ për të regjistruar tokën në bregdet!

Duket se nuk kanë të mbaruar çudirat në vendin tonë. Nën urdhrin e SPAK, policia e Durrësit arrestoi ditën e sotme juristin e hipotekës së Durrësit, Mikel Zaho si dhe 3 persona të tjerë. Gjatë operacionit të koduar “Mbikalimi” janë arrestuar Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier,  Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës, Mikel Zaho, 43 vjeç , me pune në Zyrat e Kadastrës Durrës, ndërsa u la në “arrest shtëpie” Rakip Haxhiu, 77 vjeç.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njeri tjetrin, me dokumente të falsifikuara nëpërmjet programit ‘Photoshop’, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë Truall dhe mbi të kanë mbivendosur një ndërtese prej 550 m , në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës. Pasuria është regjistruar ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikuara në emër të Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu, ku është përdorur Photoshop për lejen e legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe të “mashtrimit”, te kryer në bashkëpunim.

Njoftimi policisë:

Policia e ShtetitFinalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.Operacioni nga Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.Falsifikuan dokumentet për të përfituar certifikatën e pronësisë për dy sipërfaqe trualli dhe ndërtimi, vihen në pranga 3 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 1 shtetas tjetër.Në vijim të operacioneve policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve 6-mujore, realizoi dhe finalizoi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë e Policisë të qarkut Durrës, operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi me vendim të Gjykatës Durrës, i shtetaseve:I. F., 62 vjeç, banues në Fier, G. A., 36 vjeç, banues në Plepa Durrës dhe M. Z., 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës.Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arresti në shtëpi” për shtetasin R. H. Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve E. A dhe R. H.Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të kryera në bashkëpunim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *