Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në qytetin e Lezhës.
Ai shprehet se ky është një sulm i ulët “në shtëpinë e tij”, ku nuk i ka kursyer edhe ironitë, të cilat kalojnë në rrafshin personal. Kandidati e ka ironizuar Ramën duke thënë se nuk ka mbajtur një grua më shumë se 4 vjet, jo më të mbajë pushtetin 12 vjet.
“Gënjeshtar bulist” e quan Gjekmarkaj Ramën, duke thënë se “batutat e tij të lodhura nuk e impresionojnë”.
“Erdhi duke rendur e dihatur si i marri , na sulmoi ne shtepine tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojne batutat e lodhura te nje genjeshtari bulist ! Rren kur flet , rren kur hesht , rren kur eshte i gezuar , rren kur eshte i merzitur por sot tha nje te vertete! Ja kemi kundershtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte , sa kemi mundur , me argumente e force sepse eshte nje ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partiet qe pedagoget i do per komisare e punetore propagande! Do ja rrezojne ne ditet e para te Qeverise Basha , do e bejme siç duhet , bashkekohore , me universitetet ze i pare , jo per t’ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj , per ti ngritur ato ku i kerkon koha , ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin , pedagoget , arrogantin e trazojne krenaret e qendrestaret, sundimtarin e rrezojne njerzit e lire ! Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqiperise! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut”, shkruan Gjekmarkaj.