Ditwn e djeshme Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest shtëpie” për ish-zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda, pasi ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.
Rovena Voda, ish zv ministre e Brendshme ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht. Nga informacionet brenda akuzës mësohet se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër dosje dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv ministres. Sipas burimeve hetimet për çështjen tjetër kanë nisur në vitin 2019 e me pas çështja u veçua sipas hetimeve.
Çfarë u zbulua:
-Në 13 shkurt 2020 Avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim. Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për tu punësuar. Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku. Rovena Voda ka telefonuar dike në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste.
“Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialiste”, ka thënë ajo nga ana tjetër e celularit.
Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.
Pasi dalin nga takimi me Vodën në shkurt 2020, Florida Beu i drejtohet avokates Majlinda Hasani: “Më ngeli mendja, mos duhet të jepnim më shumë, të na vendoste në një vend të hajrit.” Avokatja ia kthen duke i thënë se tashmë Rovena Voda i përgjigje menjëherë, jo si më parë që vononte 2-3 ditë, pasi “Leku e hedh ujin përpjetë”.
Në 28 shkurt 2020,tre gratë janë takuar në Ministrinë e Brendshme dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në këtë ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që ta ndjej si detyrim. Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshkë. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.
Çfarë ndodhi dje?
Dje Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka prerë “fletëarrestin” ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës. I gjithë operacioni është zhvilluar në heshtje, aq sa brenda ditës, edhe GJKKO ka caktuar masën e sigurisë. Për ish-zv.ministren dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Ne njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shkruhet se Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfime materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu.
/Priza.al/