Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një mjet tip ‘AudiQ8’ është goditur nga një mjet tjetër, pasi ishte parkuar në mënyrë të gabuar.
Mësohet se automjeti tjetër ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe ka përplasur një ‘Audin’ e parkuar, duke u kthyer 90 gradë në vend.
Drejtuesi që shkaktoi përplasjen ka marrë lëndime të lehta.
Aksidenti ka bërë që Bulevardi Zogu I të bllokohet tërësisht, duke krijuar radhë të gjata trafiku.
/Priza.al/