Rama në Athinë/ Prezanton 5 prioritetet kyçe në mandatin e tretë dhe finalizimin e shërbimeve plotësisht online!

Gjatë konferencës të organizuar në Athinë nga sh-kryeministri grek George Papandreou, ku pjesëmarrës janë personalitete të njohura të politikës, ekonomisë dhe botës, Kryeministri shqiptar ka prezantuar 5 projektet kyçe të mandatit të tretë. Rama ka theksuar se energjia turizmi, bujqësia, infrastruktura dhe teknologjia janë potenciali më i fortë i të ardhmes së vendit.

“Ne kemi një bazë mjaft të fortë dhe potencial për të ardhme sepse dua të theksoj që jemi tërësisht me energji të rinovueshme, prodhimi energjetik mbështet te energjia hidrike, por punojmë për energjinë diellore dhe të erës, kemi dy zona të mëdha për energjinë diellore që do jenë parqet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, kemi ecur shumë përpara në procesin e parashikimeve të pjesës finale, përfundimtare të prodhimit më të rëndësishëm të energjisw hidrike, praktikisht kjo do të përmbyllë këtë qark sepse do të shërbejë si një ekulibrues i hidrocentraleve që kur të kemi më shumë se sa duhet do të na ndihmojë. Kur kemi reshje të dendura dhe më shumë ujë nga sa mund të përdorim hapim dyert e digave dhe në fakt kjo krijon përmbytje që na shqetëson se ka mijëra hektarë tokë bujqësore që përmbytet dhe shumë dëme që duhen kompensuar e kështu me radhë, por nga ana tjetër kur kemi thatësisë jemi të detyruar që të blejmë në tregje me çmime të larta, kemi potencialisht mundësinë që të bëhemi eksportues neto të energjisë që do të na kursejë shumë para.

Në turizëm shohim shumë potencial, e dimë që kjo vjen me shumë rreziqe, po përpiqemi që të mësojmë nga gabimet tona, ne po përpiqemi që ta mbajmë zhvillimin në kontroll duke inkurajuar gjetjen e zgjidhjeve që janë elitare dhe jo domosdoshmërish të turizmit masiv. Do të kemi 4 porte të rëndësishme. 

Bujqësia ka njohur rritje, duam të rritemi edhe më tej, duam të shkojmë mbi 1 mld për eksportet.

Sa i takon infrastrukturës duhet të ndërtojmë shtyllën kurrizore të vendit, që është korridori blu, kjo është hallka që mungon në korridorin e BE, mes Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, do hapim tenderin publik.

Dhe e pesta është teknologjia për të pasur një përparim për rritjen sa më shumë të mjediseve që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë që hyjnë në këtë botë të re, vendosëm që anglishtja të nis që nga klasa e parë, do të nisim që prej këtij viti”, tha Rama.

Gjithashtu Kryeministri ka folur për finalizimin e shërbimeve plotësisht online, dhe për eleminimin e korrupsionit.

Kishim shumë shërbime online dhe mundësinë për të ndërvepruar me njerëzit. Tashmë jemi në fazën e fundit të finalizimit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online për të mos pasur më nevojë për zyrën e shërbimeve. Duam të kalojmë në këtë fazë duke i mbyllur zyrat e shërbimeve.

Kjo është shumë e rëndësishme që të eleminojmë korrupsionin e vogël që është shumë shqetësues në vend, por besoj edhe në rajon, pasi kontakti drejtpërdrejt me nëpunësit publik do të eleminohet. Jemi këtu, megjithatë thënë këtë sa më shumë të bëjmë në vendet tona në shtetet tona kjo ka kufizimet e veta.

Nëse duam të hidhemi në një fazë tjetër na duhet bashkëpunimi rajonal, për të rritur kapacitetet e tregjeve tona të jashtme për tu dhënë investuesve mundësinë për të pasur hapësira të mëdha ku ne të mund të kemi mundësi të tepërt.

Një politikë të përbashkët energjitike që të tregtojmë energjinë krejt ndryshe. Disa vjet më parë, kam parë një guidë të thjeshtë turistike kur turizmi ishte mjaft modest por guida u jepte turistëve një hartë të shtigjeve të mundshme përtej kufijv të vendit duke u thënë se nëse hyjnë në këtë vend mund të kesh mundësinë të shkosh në jug.  Dhënia e kësaj guide në rajonin tonë mund të jetë një aset i fortë“, tha Rama.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *