Kryeministri Rama ka marrë pjesë sot në edicionin e 23-të “Symi Symposium” në Athinë. Ky symposioum mbahet çdo vit me liderë botërorë në kuadër të traditës së filozofëve të lartë grekë. Kryeministri ka zgjedhur të ndajë një anekdotë me të pranishmit.
Rama u tha atyre se kishte shkuar një ditë në një fshat të largët dhe të gjithë banorët kishin filluar të bënin kërkesat e tyre për rrugë, shkolla, etj.
Mirëpo ajo që i kishte bërë përshtypje ishte kërkesa e një 90 vjeçari, i cili i kishte thënë që e dinte shume mirë që ato kërkesa që kishin bërë bashkëfshatarët e tij nuk do të plotësoheshin, prandaj dhe ai kishte një kërkesë ndryshe.
Imoshuari kërkonte thjeshtë një mësues anglishteje për fëmijët për shkak se sipas tij kjo ishte e vetmja mënyrë për ta të ecnin para.
“Ne kemi vendosur që anglishtja të nisë që në klasën e parë në shkolla. Do ta mbyll me një anekdotë. Jo kësj here por herës së kaluar po vizitoja një zonë të thellë. Rruga shumë e keqe dhe janë në gjendje mbijetese. Shkova më pyetën më kërkuan shkollën, kopështin, rrugën. U çua një i moshuar ‘shumë mirë që je këtu. Hera e parë që na vjen një kryeministër. Le të mos kemi iluzione. Ti nuk do bësh asgjë për këto që ne po kërkojmë, sepse ne jemi shumë larg për të marrë vëmendjen e qeverisë, kshuqë harroji të gjitha. Kam vetëm një kërkesë. Ai ishte një burrë rreth 90 vjeç. Sillu mësues anglishteje fëmijëve tanë. Të gjithë heshtën. E pyeta përse e do? E shikon këtë malin, qyteti është nga ana tjetër, është shumë larg të ecësh atje. Por tu japim anglishten ata fluturojnë”, tregoi Rama.