Intervista e Harry-t dhe Meghan Markle-s me gazetaren Oprah Winfrey tronditi mbarë botën dhe sidomos Pallatin Mbretëror. Dyshja nxorri në dritë prapaskenat e errëta të Pallatit, që askush s’i kishte ditur më herët.
Kjo intervistë, së fundmi, ka marrë një nominim shumë të rëndësishëm për çmimin ‘Emmy’, e cila është nominuar në kategorinë “Seria e Çuditshme e Jetëshkrimit të Famshëm ose Kategoria Speciale” në Emmy Awards 2021.
Fituesit priten të shpallen më 19 shtator në edicionin e 73-të të Emmy-t. Në të njëjtën kategori janë nominuar gjithashtu “Stanley Tucci: Searching For Italy” dhe “My Next Guest Needs No Introduction With David Letterman”.
Meghan dhe Harry treguan anën e errët të tensioneve në familjen mbretërore dhe peripecitë që kishin përjetuar.
Fillimisht ata treguan se Archie do të bëhej me motër dhe se Harry dëshironte ta mbyllte me kaq me fëmijët pasi ndihej i plotësuar me ata të dy.
Meghan e nis rrëfimin duke thënë se i dukej vetja si personazh i një tregimi, pasi hyri në mënyrë tepër naive në familjen mbretërore, pa mësuar asgjë më herët për ta.
“Isha e dashuruar. Nuk kisha hyrë as të kërkoja në google për ta. Më dukej vetja si personazh i një tregimi”.
“U martuam vetëm, pa askënd pranë veç zyrtarit të mbretërisë që do drejtonte ceremoninë, sepse donim një moment tonin para se të shikonte gjithë bota spektakël”, ka rrëfyer Megha, e cila tregon se tashmë ata ruajnë një foto nga ajo ditë, të cilën e kanë vendosur në kokën e krevatit.
Meghan dhe Harry nuk folën në asnjë moment në mënyrë direkte për familjen mbretërore ose mbretëreshën. Ata iu referuan shkaktarit të problemeve të tyre me emrin “institucioni”, pa dhënë një emër të përveçëm.
“Kur u martova nisën problemet. Unë bëja gjithçka më thonin sepse mendoja se isha e mbrojtur, por kjo jo vetëm që nuk ishte e vërtetë, por ata ishin gati edhe të gënjenin”- pranoi Dukesha.
“Akumulova shumë për muaj të tërë derisa arrita në pikën që nuk doja më të jetoja. I kërkova ndihmë burimeve njerëzore të ‘institucionit’ dhe përgjigja që mora prej tyre ishte që nuk më ndihmonin dot se nuk ishte pjesë xheniuine e familjes mbretërore. I thoja Harryt që nuk ndihesha e sigurt dhe kisha frikë të rrija vetëm në shtëpinë tonë”, tregoi Meghan.
Ndërkohë Harry rrëfeu se i vinte turp për gjendjen e partneres së tij dhe se donte ta ndihmonte me çdo kusht.
“Ndihesha i mbytur dhe vetëm njohja me Meghan më largoi nga aty. Ishte ajo që më gjeti rrugën e daljes nga ai ambjent”, tregon ai.
Kjo intervistë që tronditi mbarë opinionin tashmë nuk dihet nëse do të rrëmbejë apo jo një trofe.
/Priza.al/