Sipas studimeve, ja sa filxhanë kafe i bëjnë mirë shëndetit tuaj

Gjatë shekullit të 17-të pirja e kafesë dënohej me vdekje, sepse mendohej që ndryshonte mënyrën si njerëzit mendonin. Pavarësisht se në kohën që ne jetojmë jemi të lirë të konsumojmë sa të duam, akoma ka diskutime rreth faktit që sa kafe është e sigurtë të pimë gjatë ditës.

Më poshtë ju sjellim disa nga faktet më interesante rreth konsumit të kafesë sipas “Bright Side”:

Sipas një grupi shkencëtarësh nga Gjermania kanë zbuluar se kafeina bën që qelizat në enët tona të gjakut të reagojnë në një mënyrë të caktuar. Përmirëson mënyrën e funksionimit të këtyre qelizave dhe i bën ato të performojnë si ato më të reja.

Studiuesit besojnë se sasia optimale e kafesë që na duhet për ta mbajtur zemrën më të re është 4 filxhanë në ditë.

Pirësit e kafesë jetojnë më gjatë?

Ndër vitet studiuesit kanë vënë re se pirësit e rregullt të kafesë kanë më pak të ngjarë të preken nga sëmundje të ndryshme, duke përfshirë: sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabetin, infeksionet, lëndimet dhe sëmundjet e frymëmarrjes. Gjithashtu një studim masiv i 400,000 njerëzve në SHBA zbuloi se ata që pinë kafe rregullisht kishin më pak gjasa të humbnin jetën nga ndonjë shkak sesa njerëzit që ndërprisnin kafeinën.

Pirja e më shumë e 6 ekspresëve në ditë shkakon dëme të mëdha shëndetësore, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 22%.

Çfarë e bën kafenë tuaj jo të shëndetshme?

Nëse jeni duke pirë më shumë se 6 filxhanë kafe në ditë, nuk është vetëm kafeina që mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Është e vërtetë që sasia e duhur e kafesë së zezë zvogëlon rrezikun e diabetit, por duke shtuar ëmbëlsues, krem ​​dhe aromatizues, mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *