Vesa Luma erdhi në Shqipëri pas 2 vitesh dhe s’mund të ishte më e lumtur për pritjen që i bëri vjehrra

Pas një udhëtimin 31 orësh, ditën e djeshme, Vesa Luma arriti në Shqipëri pas 2 vitesh mungesë së bashku me djalin e saj, Liannin. Këngëtarja i mbajti fansat të ‘updatuar’ me udhëtimin e saj. Ajo tregoi se në 12 orëshin e parë hidratuan fytyrat me Lian e më pas publikoi këtë të fundit duke treguar se ai e përballoi mirë udhëtimin.

22 orë më vonë. I vogli im është shumë i fortë. Jam shumë krenare për ty Lian”, shkroi ajo përkrah fotos së vogëlushit.

Sapo arriti në Shqipëri postoi një foto nga dritarja e avionit, ku u shpreh e emocionuar për mungesën e saj 2 vite në vendlindjen e saj.

Nuk mund ta besoj, kanë kaluar 2 vite”, shkroi Vesa e përlotur.

Destinacioni i parë mesa duket paska qenë vjehrra e saj, e cila i kishte bërë një pritje shumë të lezetshme që sigurisht edhe Vesës i pëlqeu shumë. Këngëtarja ka publikuar në Instagram foto e një pjate me fërgesë, që është një ushqim tradicional i zonës së Tiranës.

Kur e ke vjehrrën Tironse“, ka shkurar Vesa përkrah fotos.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *