VIDEO/ Sekuestrohen më shumë se 165 kg kanabis në Greqi, shoferi shqiptar braktis makinën, arrestohet bashkëpunëtorja greke

Policia greke ka kapur dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar. Ata kanë pikasur një mjet ne Eptahoriu, Kostur i cili nuk i ka ndaluar thirrjes së policisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur një mjet të patrullës.

Drejtuesi, shtetas shqiptar i identifikuar, braktisi mjetin dhe u largua me vrap ndërkohë që pasagjerja, një femër greke, u arrestua në flagrancë. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qira nga shtetasja greke me qëllim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur për shkak të një defekti.

Ndërkohë në Kozani është ndaluar një mjet që drejtohej nga një shtetas grek 50 vjeç dhe brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 6 çanta me 57 pako që përmbanin 88 kg 900 gram marijuanë. Nga policia u ndalua dhe një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës ku u arrestuan një rumune 42 vjeçe dhe një grek 54 vjeç.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *