Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Curtiba të Brazilit. Një 23-vjeçare në gjendje të dëshpëruar u vesh si infermiere për të vjedhur një foshnjë në spital, pasi kishte pësuar abort.
Talita Meireles i tregoi burrit të saj që planifikonte të merrte një fëmijë tjetër dhe ta rriste atë si të sajën. Ajo humbi në mënyrë tragjike foshnjën e saj në 27 qershor dhe vuan nga depresioni i pupelit.
E veshur si infermiere, 23-vjeçarja pranoi të merrte një fëmijë nga një nënë tjetër në repart dhe më pas u përpoq të largohej nga spitali me fëmijën në krahë.
Pasi u kap, ajo i tha policisë se ishte keq dhe nuk donte ti tregonte familjes së saj që kishte humbur foshnjën.
Në video, e reja i thotë oficerit të policisë me lot: “Kam humbur fëmijën tim. Unë thjesht nuk doja t’i tregoja familjes time. Nuk doja t’i tregoja askujt. Me të vërtetë nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Isha e dëshpëruar”.
Epyetur se ku ishte burri i saj, ajo tha se po udhëtonte dhe më pas shtoi: “Unë jam vetëm. Nuk kam askënd me vete. Nuk e di se çfarë më kaloi në kokë.”
Talita tha se kishte humbur fëmijën e saj dy javë më parë. “Shkova të shikoj fëmijët. Fillova t’i shikoj. Doja të merrja një në krahët e mi. Dhe pastaj gjithçka ndodhi. Unë nuk doja të bëj ndonjë gjë të keqe,” ka thënë ajo.